Për dy ditë radhazi është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Prishtinë kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Ahmeti është lideri i parë rajonal që është marrë në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ai nuk ka dhënë detaje se për çfarë konkretisht është pyetur pasi që e ka të ndaluar të flasë për një gjë të tillë, derisa të përfundojë i gjithë procesi.

Nga Gjykata Speciale për intervistim është ftuar edhe ish-Kryeministri Agim Ceku. Ceku i cili ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka konfirmuar se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Ai do të paraqitet para prokurorëve të specializuar më 28 Shtator.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/